Meshe e Shenjte ne burgun e Reçit. Arqipeshkvi Peragine mesazh te burgosurve

Në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Shkodër u zhvillua sot Dita e Jubileut të të Burgosurve, në kuadër të Vitit Jubilar me temën “Shtegtarë të Shpresës”, një ditë reflektimi dhe ngushëllimi shpirtëror për ata që jetojnë në kushte të lirisë së kufizuar.

Meshën e shenjtë e udhëhoqi Arqipeshkvi i Shkodrës, Imzot Giovanni Peragine, i shoqëruar nga meshtarë të tjerë. Në homelinë e tij, Arqipeshkvi përcolli mesazhin e shpresës, faljes dhe mëshirës, duke i ftuar të pranishmit të shohin përtej dënimit dhe vuajtjes, për të rigjetur dinjitetin dhe besimin në Zotin.

Në këtë ceremoni mori pjesë edhe Kryetari i Bashkisë Malësi e Madhe, z. Tonin Marinaj, si dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve lokale dhe komunitetit fetar.

Ngjarja u zhvillua në një atmosferë të qetë e përplot reflektim, duke dëshmuar edhe një herë afërsinë e Kishës me personat që vuajnë dënimin, si shenjë e pranisë së mëshirës dhe shpresës në çdo rrethanë të jetës.

Lajme te tjera

error: Content is protected !!