Mikela Skandaj, nuk din të ndalet! Në mungesë të fteses nga Shqipëria, talentja nga Lezha, fiton medalje Europiane për Italinë

Ndonëse është vetëm 16 vjeçe, karateistja nga Lezha Mikela Skandaj është bërë një emër shumë i njohur në Itali, atje ku jeton prej vitesh me familjen e saj. Fale talentit të padiskutueshëm që disponon në ushtriumin e arteve marciale, ajo është prej vitesh një kampione absolute në Itali, madje edhe në Kampionatet Ballkanike dhe Europiane.

Në Itali ndihet mirë, pasi trajneret e klubit, por edhe të kombëtares italiane, e trajtojnë në mënyrën më të mirë, pasi siç e kanë deklaruar publikisht edhe në media, e vlerësojnë si një “thesar” që kanë në dorë.

Ndërkohë, siç e kemi theksuar edhe më herët, dëshira e saj si dhe e familjes Skandaj, posaçërisht e babait të saj, Angjelinit, i cili për hirë të së vertetes është si një trajner i dytë për të, ka qënë për të përfaqësuar Shqipërinë në arenen ndërkombëtare. Dëshirë dhe kërkesa publike, që asnjë herë nuk morën një përgjigje pozitive, edhe pse në të gjitha dalet e saj në podium është shfaqur e mbështjellë me flamurin shqiptar.

Në të tilla rrethana, e fituar ka dalë Kombëtarja e Italisë, e cila duke ia plotësuar të gjitha kushtet e duhura e ka federuar për të konkuruar për ngjyrat e flamurit italian.

E tillë ishte edhe pjesëmarrja më e fundit në Kampionatin e 15-të Europian të Karatese  zhvilluar në Riga të Letonise. Pjesëmarrje kjo e katërta radhazi  për talenten Lezhiane Mikela Skandaj.

Nje muaj me pare kur u be perzgjedhja e karateisteve qe do te perfaqesonte Italine ne kampionatin Europian, te gjithe trajniret e vendit fqinje miratuan unanimisht emrin e Mikeles per te perfaqesuar Italine ne kampionatin Europian.

Edhe pse e dinin qe ajo vinte nga nje demtim dhe nuk ishte ne kondicion me te mire, ato besuan shume ne aftesite dhe talentin qe zotoron nenkampionja e Europes Mikela Skandaj. Bazuar kjo edhe ne rezultatet qe ajo ka arritur ne keto vitet e fundit.

Dhe nuk kishte si te ndodhte ndryshe, pasi Mikela nuk i  zhgenjeu ato, duke ju shperblyer besimin me dy medalje europiane. Mikela konkuroj me skuadren Italiane ne dy stile te ndryshme, kata e kumite ne peshen 60 kg. Ajo sapo ka mbushur 16 vjeçe po trajnieret e saj e vedosen ne vazon U-17, e cila gjithmone eshte i mbipopulluar.

Fale talentit qe zoteron dhe ekseriences disa vjeçare, Mikela arriti ta çonte skuadren e saj dy here ne podium duke siguruar edhe dy medajle te bronzit. Kujtojme qe ne 4 kampionate Europiane qe ka marre pjese talentja Lezhiane Mikela Skandaj ka arritur t’i dhuroj Italise 7 medalje, 4 argjendit e 3 bronzit dhe ne total 62 medalje personale si askush tjeter ne moshat e saj

Lajme te tjera

error: Content is protected !!