Minatorët e Spaçit në protestë. Bllokohet puna në fabrikën e bakrit.

Minatorët e fabrikes se bakrit ne Spaç te Mirdites kanë nisur nje proteste ndaj companies (Tete Albania) duke kerkuar permirsim te kushteve te punes. Rreth 70 punëtorë të kesaj miniere janë grumbulluar në hyrje të objektit, duke kërkuar vec kushteve dhe rritje të pagave. Per te shmangur tensionet e punonjesve me përfaqësuesit e kompanisë ka detyruar ndërhyrjen e policisë për të shmangur përplasjet.

Minatorët thonë se prej muajsh kanë ngritur shqetësimet për mungesën e sigurisë në galeri dhe për pagat që nuk përputhen me vështirësinë e punës që kryejnë. Ata paralajmërojnë se protesta do të vijojë derisa kërkesat e tyre të merren parasysh.

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë, përmes presidentit të saj, Kol Nikollaj, ka mbeshtetur protesten dhe kërkojnë hapjen e menjëhershme të negociatave me kompaninë.

Ndërkohë, kompania “Tete Albania”, me kapital turk, ka reaguar duke mohuar akuzat për shkelje të të drejtave të punëtorëve. Në një deklaratë zyrtare, ajo shprehet se është e gatshme për dialog, por se sindikata nuk ka dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm për zhvillimin e takimeve zyrtare.

Lajme te tjera

error: Content is protected !!