Ministri i Financave, Petrit Malaj bëri të ditur sot se të ardhurat e mbledhura në buxhet nga tatimet, doganat dhe kontributet, gjatë periudhës janar-gusht 2025, arritën…

Ministri i Financave, Petrit Malaj bëri të ditur sot se të ardhurat e mbledhura në buxhet nga tatimet, doganat dhe kontributet, gjatë periudhës janar-gusht 2025, arritën në 498,6 miliardë lekë.

Malaj përmes rrjeteve sociale njoftoi se të ardhurat për këtë periudhë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, u rritën me rreth 33,9 miliardë lekë ose 7,3% më shumë. Ky tregues është realizuar në masën 101,4% të planit të periudhës.

Malaj bëri të ditur se të ardhurat nga Administrata Tatimore dhe Doganat për periudhën janar–gusht 2025 arritën në 331,5 miliardë lekë, duke tejkaluar planin me 704 milionë lekë (ose 0,2% më shumë), dhe janë 8,7% më të larta se e njëjta periudhë e vitit 2024.

Konkretisht, nga Administrata Doganore (TVSH importi, akciza, renta minerare, taksa doganore) të ardhurat totale arritën në 158 miliardë lekë ose 5,4 miliardë lekë më shumë, me rritje 3,5% krahasuar me 2024 dhe me realizim 99% të planit të periudhës.

Lajme te tjera

error: Content is protected !!