Mustafi tek Vllaznia ? Zbulohet arsyeja e vertete. U tremb…

ISH KAMPIONI I BOTES SHKODRAN MUSTAFI, U PERFOL VITIN E KALUAR PER NJE AFRIM TEK VLLAZNIA POR SOT MESOHET SE FUTBOLLISTI, KISHTE DESHIRE TE BEHEJ INVESTITOR TEK KLUBI SHKODRAN

“Vitin e kaluar Shkodran Mustafi dhe babai i tij Kujtimi ishin ne Shkoder per te ndjekur ndeshjen Vllaznia-Kukesi dhe ne ate kohe u mendua per nje transferim te mundshem te Mustafit te Vllaznia, nje lajm qe beri buje.

Tani kemi mundur te mesojme qe behej fjal ne fakt per dicka me te madhe.

Per shkak se babai i tij Kujtimi ja ka vene te birit emrin Shkodran dhe ka nje afeksion te veçante me Shkodren, kishte deshire te behej bashke aksioner te Vllaznia.

Deshira e tyre ishte edhe qe Shkodrani ta mbyllte karrieren futbollistike te Vllaznia dhe te behej pjese e drejtimit te klubit njekohsisht.

Por pasi ata te dy vizituan ambjentet e klubit, u njohen me menyren sesi funksionon klubi edhe akademia, vune re qe nuk behej fjal per nje klub profesionist ku ja vlen te investosh, te nxjeresh fitime apo te konkurrosh ne arenen evropiane.

Infrastruktura e dobet, borxhet, regjistrat financiare te viteve te fundit qe nuk kishin fitime por vetem humbje dhe te mos qënit klub privat, buxheti i vogel dhe mungesa e sponsorave, beri qe ata te dy te terhiqen menjehere.”

-shkruan faqja Albanian Team, e angazhuar prej vitesh ne lajmet sportive me burime prane Federates Shqiptare te Futbollit dhe nje aktivitet serioz ne zbulimin e talenteve shqiptare ne Europe.

Lajme te tjera