Mbi 50 mijë njerëz, të besimeve të ndryshme fetare, ishin të pranishëm me 16 nëntor 1990 në xhaminë e Plumbit në Shkodër, ku hafiz Sabri Koçi mbajti hytben e asaj të premte, 23 vite pas mbylljes totale së objekteve të kultit nga diktatura komuniste.
35 vite më pas, në të njëjtin vend, myftiu I Shkodrës Imam Muhamed Sytari, këtë të premtë, mbajti një hytbe të veçantë, në kuadër të përkujtimit të rikthimit të lirisë së besimit në vendin tonë.
Shkodra, qyteti që vuajti më shumë peshën e 45- viteve diktaturë komuniste, në ditët e para të nëntorit 1990 tregoi se asnjëherë nuk ishte larguar nga Zoti, duke shërbyer si nxitje për rikthimin e lirisë së besimit në mbarë Shqipërinë.


