Ndërron jetë 64-vjeçarja e plagosur nga shpërthimi i bombolës së gazit

Nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të rënda 64-vjeçarja Marie B., e cila u plagos rëndë disa ditë më parë nga një shpërthim bombole gazi në banesën e saj në Ishull-Shëngjin.

E moshuara kishte pësuar djegie në rreth 80 për qind të trupit dhe ndodhej në gjendje kritike për jetën në spital. Pavarësisht përkujdesit të stafit mjekësor, ajo ndërroi jetë në orët e vona të mbrëmjes.

Ngjarja e rëndë ndodhi në banesën e saj, ku dyshohet se shpërthimi ka ardhur si pasojë e rrjedhjes së gazit.

Kliko KETU per te na kontaktuar: WHATSAPP

Lajme te tjera

error: Content is protected !!