Lajmi i hidhur vjen nga Fakulteti i Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës.
Ka ndërruar jetë Ilirjeta Metushi, pjesë e stafit të fakultetit, psikologe e njohur.
Lajmin e bën me dije Fakulteti në faqen zyrtare si më poshtë:
Me dhimbje të madhe njoftojmë ndarjen nga jeta të koleges sonë të dashur, Ilirjeta Metushi, e cila që prej vitit 2022 ka qenë pranë studentëve dhe stafit të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja si psikologe.
Ilirjeta do të mbahet mend për buzëqeshjen, mirëkuptimin dhe zemrën e saj të madhe që na frymëzoi të gjithëve.
Ngushëllimet tona më të ndjera shkojnë për familjen dhe të afërmit. Në këto çaste të dhimbshme, jemi pranë tyre me mendje dhe zemër.