Ndeshja “Vllaznia–Elbasani” me incidente, dy tifozë shkodranë në telashe me ligjin.Hetohen per sulme…

Fitorja e Vllaznisë ndaj Elbasanit nuk ka kaluar pa probleme per tifozet. Pas ndeshjes, Policia e Shkodrës ka proceduar penalisht dy tifozë shkodranë, të cilët dyshohet se kanë hedhur sende të forta në drejtim të tifozëve të skuadrës mike.

Sipas njoftimit zyrtar, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë referuar materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit D. F., 19 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Ri, dhe një 17-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur gjatë zhvillimit të ndeshjes “Vllaznia–Elbasani”, ndërsa materialet janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme hetimore.

Lajme te tjera

error: Content is protected !!