Pukë: 22 krevate moderne për spitalin, dhuratë nga Islamic Relief Albania

Islamic Relief Albania dhuron 22 krevate moderne për spitalin e Pukës

Spitali i Pukës ka marrë një ndihmesë të madhe për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore. Në kuadër të Projektit të Integruar për Mirëqenie, Shëndetësi dhe WASH për Komunitetet në Shqipëri, organizata Islamic Relief Albania ka dorëzuar 22 krevate spitalore moderne.

Kjo nismë synon të lehtësojë punën e stafit mjekësor dhe të sigurojë kushte më të mira për pacientët, duke garantuar akses më cilësor në kujdesin shëndetësor për banorët e zonës.

Dhurimi u shoqërua edhe me një takim mes Kryetarit të Bashkisë Pukë, z. Rrok Dodaj, dhe Drejtorit të Islamic Relief Albania, Dr. Muhamed Soliman, me qëllim forcimin e bashkëpunimit dhe qëndrueshmërisë së kësaj ndërhyrjeje.

Ky kontribut konsiderohet si një ndihmesë e madhe për spitalin e Pukës dhe një hap i rëndësishëm për rritjen e cilësisë së shërbimeve mjekësore në këtë zonë.

Lajme te tjera

error: Content is protected !!