Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në qytetin e Koplikut, ku një i ri shqiptar dyshohet se ka dëmtuar qëllimisht automjetin e një turisteje amerikane.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shkodrës, është proceduar penalisht shtetasi D. K., 21 vjeç, banues në qytetin e Koplikut, pasi dyshohet se ka prerë tubin e alkoolit të frenave të automjetit (rulot) në pronësi të shtetases amerikane M. L., 46 vjeçe.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se dyshohet që veprimi është kryer pas një konflikti të çastit qe lidhet me nje pagese,mes 21-vjeçarit dhe turistes,, e cila po udhëtonte me rulotin e saj në zonën e Koplikut. Ende nuk dihen shkaqet e sakta të debatit, por fatmirësisht ngjarja nuk ka shkaktuar asnjë dëmtim fizik.
Policia ka shoqëruar të riun për t’u marrë në pyetje dhe ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të incidentit.
Ngjarja ka ngjallur habi në zonë, duke qenë se turistët e huaj që kalojnë në Malësi të Madhe rrallë përballen me episode të tilla. Autoritetet lokale kanë theksuar se ky është një rast i izoluar dhe se po merren të gjitha masat për të garantuar sigurinë e vizitorëve në rajon


