Kryetari i këshillit të qarkut Shkodër Edmond Ndou i shoqëruar nga kryebashkiaku i Pukës Rrok Dodaj, inspektuan punimet e projektit “Rehabilitimi dhe Zgjerimi i Varrezave Publike të Qytetit të Pukës”. Investimi i qarkut në bashkëpunim me bashkinë vjen si kërkesë e komunitetit të zonës, pasi varrezat publike të Pukës kanë një numër të kufizuar parcelash të lira, gjë që ka sjellë vështirësi për shumë familje në momentet më të ndjeshme të jetës.
Punimet përfshijnë rrethimin e territorit, sistemimin dhe nivelimin e terrenit, ndërtimin e rrugëve për këmbësorë, si dhe zgjerimin e parcelave për t’iu përgjigjur nevojave të ardhshme. Ky projekt është pjesë e një pakete investimesh që këshilli i qarkut po kryen me 5 bashkitë e qarkut Shkodër me fokus për të përmirësuar infrastrukturën publike dhe për t’i dhënë komunitetit shërbime me standarde më të larta.


