Ndryshime ne Polici/ Largohet shefi i Rendit ne Shkoder. Emerohet ne pozicionin e rendesishem ne Tirane

Lëvizje në radhët e Policisë së Shtetit – ndryshime edhe në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë

Burime për ShkodraSot bëjnë me dije se janë kryer ndryshime të rëndësishme në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit. Shefi i Sektorit të Rendit Publik në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, Kryekomisari Dashnor Muhaj, është rikthyer në Tiranë. Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ai është emëruar Zëvendësdrejtor për Sigurinë Publike në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Ndërkohë, Ervis Gjoshi, i cili deri më sot mbante detyrën e Zëvendësdrejtorit për Sigurinë Publike në Tiranë, është transferuar dhe emëruar Shef Sektori në Sektorin e Rendit Publik në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër.

Kryekomisar Muhaj është vlerësuar për kontributin e tij gjatë menaxhimit të protestave në kryeqytet, ku falë ndërhyrjes së forcave “Shqiponja”, nën drejtimin e tij, u parandalua tentativa për djegien e selisë së Partisë Socialiste.

Edhe gjatë periudhës së shërbimit në Shkodër, Muhaj ka drejtuar me sukses njësinë “Shqiponjat”, e cila është dalluar në ndjekjen dhe kapjen e autorit të ngjarjes së rëndë të mëngjesit të 8 shtatorit.

Lajme te tjera

error: Content is protected !!