Në territorin e qarkut Shkodër vijojnë reshjet me intensitet mesatar, të alternuara herë pas here me intensitet të lartë.

Sipas raportimeve të strukturave situata paraqitet si më poshtë vijon:

1 Bashkia Shkodër ,

* Vazhdon puna në segmentin Nderlysaj – Breg Lumi, ku aktualisht po ndërhyhet nga forcat e Batalionit të Xhenios me një fadromë, si dhe me dy mjete të tjera të bashkisë, konkretisht dy eskavatorë.

* Për shkak të volumit të madh të inerteve dhe madhësisë së konsiderueshme të gurëve, ndërhyrja me burime njerëzore në terren është e pamundur, duke kërkuar përdorimin e mjeteve të rënda për zhbllokimin dhe pastrimin e zonës.

2 Bashkia Fushë-Arrëz ,

* Situata paraqitet më problematike në Njësinë Administrative Qafë Mali, ku janë evidentuar

dëmtime të segmenteve rrugore rurale si pasojë e shkarjeve të dherave dhe rënies së gurëve.

* Situata ka krijuar vështirësi në qarkullim automjeteve për shkak të prezencës se inerteve në rrugë.

3 Bashkia Malësi e Madhe,

* Është konstatuar rritje e prurjeve të përroit të Thatë.

4.Bashkia Pukë dhe Vau -Dejës

*Situata paraqitet e qete dhe pa probleme .

Home » Aktualitet » Në territorin e qarkut Shkodër vijojnë reshjet me intensitet mesatar, të alternuara herë pas here me intensitet të lartë.

Lajme te tjera

error: Content is protected !!