Nereida Xhakolli, nga Korça, ish-studente në Universitetin “Luigj Gurakuqi” Shkodër, ishte mësuesja e ardhur nga Italia që tërhoqi vëmendjen me veshjen e saj kombëtare në seminarin e mësuesve të diasporës, që u zhvillua në Shkodër pak ditë më parë.
Xhakolli, prej 17 vitesh në Rovereto të Italisë, u mëson fëmijëve shqiptarë gjuhën shqipe dhe përgatit kostumet kombëtare për t’i veshur në ditët festive.