Nesër afati i fundit për lirimin vullnetar të hapësirave pranë akseve kombëtare

Nesër në 31 korrik, është afati i fundit për bizneset, të cilat duhet të lirojnë vullnetarisht hapësirat pranë akseve kombëtare dhe të respektojnë distancën 20 metra nga kanalet e rrugës.

Qeveria u kujton këtë afat të gjitha subjekteve private, të cilat e kanë marrë një paralajmërim nga IKMT-ja për të çliruar hapësirat e shkelura të sigurisë rrugore.

Pas këtij afati, në 1 gusht, do të nisin penalizimet, të cilat sikur rikthekson Kryeministri Edi Rama, do të nisin nga ata që refuzojë të zhvendosen. Masat ndëshkuese do të shkojnë deri në kallëzim penal.

Përjashtim do të ketë për bizneset e ndërtuara me leje, për të cilat kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një riorganizim të hapësirës së tyre. Sipas kryeministrit së shpejti do tu dorëzohet një plan i ARRSh-së, i cili do të parashikojë riorganizimin për bizneset me leje, ku Rama thotë se gardhet kufizuese do t;i tërheqin në maksimumin e mundshëm.

Kliko KETU per te na kontaktuar: WHATSAPP

Lajme te tjera

error: Content is protected !!