Qendra Kulturore e Fëmijëve “Kujtim Alija” në Shkodër ka nisur regjistrimet për vitin e ri shkollor 2025–2026, duke ofruar mbi 40 kurse falas për fëmijët dhe të rinjtë që duan të zhvillojnë talentet dhe aftësitë e tyre në fusha të ndryshme.
Kjo qendër, prej vitesh një pikë referimi për aktivitetet jashtëshkollore në qytet, ofron një gamë të gjerë mundësish në tre sektorë kryesorë:
- Sektori Artistik: pikturë, këndim, kërcim, teatër, piano, kitarë, violinë, fizarmonikë, perkusion dhe shumë të tjera.
- Sektori Sportiv: futboll, basketboll, volejboll, atletikë, shah, pingpong, patina etj.
- Sektori Tekniko–Shkencor: gjuhë të huaja (anglisht, gjermanisht, frëngjisht, italisht), matematikë, detyra shtëpie, art & zeje, skenografi-dizajn e shumë të tjera.
📅 Regjistrimet do të kryhen gjatë muajit shtator, nga e hëna deri të premten, në oraret:
🕘 09:30 – 11:30 dhe 15:30 – 17:30.
📍 Adresa: Rruga “28 Nëntori”, Shkodër
📞 Për më shumë informacion: 067 25 84 880
Qendra “Kujtim Alija” fton të gjithë prindërit dhe fëmijët të shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të bëhen pjesë e një mjedisi edukativ, të sigurt dhe miqësor, nën kujdesin e një stafi të kualifikuar.
