Një botë shpirtërore që flet: Zëri poetik i grave të shekullit XXI në një libër të veçantë

Në Bibliotekën publike “Marin Barleti” u zhvillua promovimi i antologjisë “Kjo botë Shpirt­nore…”, një vëllim poetik kushtuar krijimtarisë femërore bashkëkohore.

Libri përmban 29 autore me 11 krijime secila, duke sjellë një panoramë të gjerë të zërit poetik të vajzave dhe grave të shekullit XXI.

Poetika femërore shqiptare ka krijuar një liri ndjesish që reflektohen në këtë antologji”, shprehet midis të tjerash poetja shkodrane, Desantila Qerimaj Rranxa.

Në takim morën pjesë bashkautorët e librit Jozef Radi dhe Desantila Qerimaj Rranxa, si edhe disa prej poeteve të përfshira në antologji, të cilat ndanë me publikun procesin krijues dhe rëndësinë e kësaj bote shpirtërore femërore në letërsinë bashkëkohore shqiptare.

Home » Kulturë & Art » Një botë shpirtërore që flet: Zëri poetik i grave të shekullit XXI në një libër të veçantë

Lajme te tjera

error: Content is protected !!