Njoftim i rëndësishëm për maturantët
Të dashur maturantë, ju rikujtojmë se nga 20 deri më 22 shtator 2025 do të zhvillohet raundi i dytë i aplikimit online për programet e studimit në të gjitha universitetet.
Në platformën U-Albania janë të publikuara fazat dhe afatet kryesore të aplikimit për vitin akademik 2025-2026.
Kujdes! Është shumë e rëndësishme të respektoni afatin e aplikimit, pasi nuk do të ketë një mundësi tjetër. Sigurohuni që të keni gati të gjitha dokumentet
dhe të ndiqni me kujdes hapat në portal.
Universiteti i Shkodrës ju mirëpret në 6 fakultetet e tij me programe të larmishme studimi, të përgatitura për t’i dhënë formë të ardhmes suaj akademike dhe profesionale.
Për çdo pyetje apo paqartësi, kontaktoni me zyrat përkatëse të shkollës suaj.
