Nora e Kelmendit me monument ne mes te Malesise. Shqiptaret e Amerikes nisin grumbullimin e fondeve…

Kelmendasit që jetojnë në Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një nismë për ndërtimin e një monumenti kushtuar heroinës legjendare të Malësisë, Nora e Kelmendit , figurë që simbolizon trimërinë, krenarinë dhe qëndresën e gruas shqiptare. Monumenti pritet të ngrihet në vendlindjen e saj, si një vepër që bashkon komunitetin kelmendas brenda dhe jashtë vendit.

Ne njoftimin e bere thuhet:

Thirrje për ndërtimin e Monumentit të Nores së Kelmendit – “Nora e Gjithë Kelmendit”
New York, Tetor 2025 – Këshilli i Kelmendasve në New York ka bërë thirrje publike për bashkatdhetarët kelmendas, nga Plava e Gucia dhe më gjerë, që të bashkohen në nismën për ndërtimin e Monumentit të Nores së Kelmendit, heroinës që përfaqëson forcën, krenarinë dhe trashëgiminë shpirtërore të gjithë Kelmendit.
Sipas njoftimit, pas mbledhjes së fundit të Këshillit të New Yorkut, është vendosur që të krijohen të gjitha mundësitë për pjesëmarrje në këtë nismë, duke përfshirë edhe mundësinë e kontributit online përmes platformës GoFundMe, në adresën më poshtë:


🔗 https://www.gofundme.com/f/wqx4axt-10000


si dhe përmes organizimeve lokale.
Për këtë arsye, është krijuar hapësira që New Yorku të ketë këshillin e tij, Detroiti po ashtu këshillin e vet, ndërsa platforma GoFundMe do të vazhdojë të funksionojë online, duke u bërë thirrje të gjithë kelmendasve në Europë dhe në shtetet e tjera të Amerikës të kontribuojnë përmes saj ose drejtpërdrejt në llogarinë bankare:
🏦 TD Bank #4437431002
Në këtë kuadër u bë edhe konstituimi i Këshillit të New Yorkut, ku me votim u zgjodhën:
• Kryetar: z. Gjek Hysaj
• Nënkryetar: z. Vasel Gjelaj
• Sekretar: z. Ajet Delaj
• Arkëtarë: z. Sander Preldakaj dhe z. Leonard Bujaj
Me kënaqësi bëhet e ditur se vetëm anëtarët e këshillit kontribuan rreth 30,000 dollarë, menjëherë pas përfundimit të procesit të votimit të kryesisë.
Duke qenë se rreth 6,900 dollarë janë mbledhur online, deri më tani shuma totale e fondeve të grumbulluara arrin në 36,900 dollarë.
Po ashtu, është marrë dakordësia zyrtare nga Bashkia e Malësisë së Madhe dhe kryetari i saj, z. Tonin Marinaj, për mbështetjen e kësaj nisme.
“Gjithçka është zhvilluar në frymë vëllazërore, ashtu siç jemi ne kelmendasit në shpirt dhe në traditë. Kësaj nisme i janë bashkuar pothuajse të gjithë faktorët e aktorët relevantë të krahinës sonë, përfshirë edhe Fondacionin ‘Prek Cali’,” – thuhet në deklaratën e Këshillit.
Organizatorët theksojnë se kjo është një nismë e përbashkët dhe e unitetit kombëtar, duke ftuar edhe vëllezërit nga Plava e Gucia që t’i bashkohen me moton:
🇦🇱 “Nora e Gjithë Kelmendit”

Këshilli i New Yorkut
Sekretari: Ajet Delaj

Lajme te tjera

error: Content is protected !!