Nuk i shërbeu kafen, 56-vjeçari plagos me kosë ne koke kamarierin në Bushat

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një lokal në qendër të Bushatit, në bashkinë Vau Dejës, ku një konflikt për një arsye të çuditshme ka përfunduar me dhunë fizike.

Sipas EuronewsAlbania, shtetasi Besnik Shkambi ., 56 vjeç, banues në fshatin Mali i Jushit, ka sulmuar me kosë kamarierin e lokalit, pasi dyshohet se ky i fundit nuk i ka shërbyer kafen.

Nga hetimet paraprake, pëson dëmtime të shumta në kokë dhe trup, si dhe frakturë në krahun e djathtë, shtetasi P. V., 39 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau Dejës ndërhynë menjëherë pas njoftimit, duke arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar dhe sekuestruar mjetin prerës (kosore) që u përdor në sulm.

Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Lajme te tjera

error: Content is protected !!