Nxënëset e “28 Nëntorit” shpallen fituese të Çmimit të Parë në inteligjencë artificiale

Dy nxënëse të Gjimnazit “28 Nëntori”, Ajsi Beqiri dhe Shanel Rrosha, kanë arritur një sukses të jashtëzakonshëm në nivel kombëtar, duke fituar Çmimin e Parë të Intel (Country/Region/Territory Award – Albania) në kuadër të eventit “AI for Youth”, organizuar nga Albanian-American Development Foundation (AADF). 🥇

Projekti i tyre inovativ, me titull “MindMate: AI-Powered Mental Health Buddy”, u përzgjodh ndër pesë më të mirët në Shqipëri dhe u prezantua në këtë aktivitet kushtuar ideve kreative të të rinjve në fushën e inteligjencës artificiale.

Gjatë eventit, vajzat morën surprizën e bukur — projekti i tyre u shpall fituesi i vendit të parë në nivel kombëtar dhe rajonal, duke dëshmuar talentin, vizionin dhe përkushtimin e tyre për të përdorur teknologjinë në shërbim të mirëqenies mendore dhe zhvillimit shoqëror.

Projekti u zhvillua nën mentorimin e mësueses Vjola Jerina, e cila ka udhëhequr me përkushtim vajzat drejt këtij suksesi.

Shkolla “28 Nëntori” falënderon AADF për mbështetjen e vazhdueshme ndaj iniciativave që nxisin inovacionin dhe zhvillimin e të rinjve shqiptarë, duke krijuar mundësi të reja për edukimin modern dhe krijues.

Ky eshte suksesi i rradhes i shkolles “28 Nentori” ne Shkoder qe vazhdon te prodhoje nxenes ekselente dhe te rinj me potencial per te ardhmen. Nje kontribut qe duhet vleresuar i te gjithe stafit: mesuesve dhe drejtoreshes Albana Bushati

Lajme te tjera

error: Content is protected !!