Mjeshtri i njohur i muzikës shkodrane dhe asaj shqiptare, Markelian Kapidani, “zgjedh të mos heshtë” përballë një shkrimi propagandues, që më shumë se analizë muzikore, ngjan me një përpjekje për të lyer me bojë të ndritshme realitetin gri të Orkestrës Simfonike të Shkodrës.
Në një reagim të drejtpërdrejtë e plot ironi, Kapidani i drejtohet autorit të shkrimit – një “emër i vjetër” në shërbim të këtij lloji retorike – duke i kujtuar se ndoshta, ndonjëherë, është më mirë që analizat t’ua lëmë profesionistëve. Jo atyre që dinë të shkruajnë bukur për të fituar pikë, por atyre që kanë jetuar brenda muzikës, që e kanë trashëgimi dhe mision, jo dekor.
“I dashtun, mos u ngut, meqë ka persona si puna jeme që kan investue nji jetë në ket zanat dhe ndoshta kanë se çka me thanë n’ket mes…” – shkruan Kapidani, duke vijuar më tej me një analizë të thellë, ku rrëfen jo vetëm përvojën e tij si nxënës i Çesk Zadejës, por edhe për dramën e muzikës shqiptare moderne, e cila, siç thotë ai, “mbeti peng i kallos së trashë të censurës”.
Reagimi i tij është një thirrje për të kthyer vëmendjen nga fasada tek thelbi, nga show i përkohshëm tek puna reale për një identitet muzikor që nuk duhet t’u nënshtrohet as llogarive politike e as pëlqimeve të pazarit kulturor. Ai shkruan:
I dashtun, mos u ngut, meqë ka persona si puna jeme që kan investue nji jetë në ket zanat dhe ndoshta kanë se çka me thanë n’ket mes … (mbasi disa, perveç zanatit, e kan muziken edhe per trashigimi). Personalisht ndihem mjaft i sigurt kur flas per këtë zanat mbasi (post kurrikulumit) plus disa Disqe Jazz të prodhueme në perendim (bashkë me recensione prej muzikologësh si puna e Franco Fayenz etj, që më inkurajojnë me u marrë me ket zanat), kam eksperiencen e atyne që brënda gjithashtu dhe jashtë, e kan lanë nji gjurmë (per ato që interesohen).
Si nxanës i Çesk Zadejës di me t’thanë që muzikalisht profja kishte nji ide në kry e cila i zhurmonte e që shpesh e lente pa gjumë … bahet fjalë per muziken bashkohore shqiptare! Tan jeten, i detyrum me shkru simbas diktateve … e kur erdh momenti me shkru lirshem … aq e trashë ishte ba “kalloja” e censurës sa që çdo perpjekje per një muzikë tjeter dukej e kotë, (si Don Kishioti që lufton me mullinin e erës) …
… Të pakët janë në vënd ato që e kan perqafue idenë e profes kundrejt muzikës së kulturuar, e jo vetëm kaq …
… dhe dalim tek Orkestra e Shkodres:
Kjo orkester (me tana lojnat politike sa majtas-djathtas) nuk asht gja e re … “se gadi sa s’po çuditena”. Kjo asht orkestra e njerëzve perparimtarë si Prenk Jakova … Gjon Kapidani … Ermir Krantja e Jetmir Barbullushi … së fundit e Kujtim Alisë. Janë persona të cilët nuk ka porrdhitikë që t’i fshijnë nga historiku i kësaj Orkestre apo historia e këtij qyteti, mbasi ato kan dhanë shpirtin per me ndertue këtë Orkester. Nga kjo pikëpamje, nuk ka vend per diskutim.
Personalisht, kam pasë uzdajë (ty e lidhë gjanë me progresin muzikor) se me rimëkambjen e orkestres, do të krijohej një klimë e favorëshme per me ekzekutue muzikë jo vetem të repertorit tradicional por edhe muzikë bashkohore të krijuesve vendas, mbasi nji orkester që më luan vetem muzikë të ster konsumit (klasike apo jo) nuk asht as gja e re e as noj mrekulli që me u habitë. Orkestra në fjalë (ajo e artikullit tand) vazhdon me tingëllimet e 50 vjetëve para: asnji tentativë per me modernizue shijet e ktij populli “Tarzan”! Ah, po … nuk na e lejon “etika”!!! … “tradita”.
OK…
Gjithsesi prep ka gjana per diskutim!
Hiqet gjysa e Orkestres… per me e zevendësue me instrumentista që vijnë nga rrethet!!! Po ç’lesh orkestre me emrin e Shkodres asht kjo?!
Orkestra të tilla ka nëpër Europë me kuintala, ku instrumentistat janë të mbledhur me sezone sa majtas-djathtas…
… e çka me thanë per ate piskuriqin që zevendëson Elden, …
… kjo asht fymje per muzikantat me karrjerë….
Po çka asht kjo punë?! Me i hedhë pluhun syve publikut shkodran, nderkohë jam mjaft kurjoz e ditë se kush asht ky “enti” (apo komisioni profesional) që paska vendosë me i zevendësue instrumentistat të cilët ishin efektivë deri vjet … , në favor të instrumentistave që vijnë nga Tirana?!
Pse?! A thue kaq e marueme paska kenë Shkodra sa me e rrenue gadi gjysen e instrumentistave e me i prue ato nga Tirana etj?!
Kush leshin asht ky komisjon që paska kenë kaq profesional që ka vendosë per Orkestren e qytetit, nderkohë që të tjerë si puna jeme asistojnë të paforcë kundrejt vendimeve të tilla ?!
Ok, po të pranoj që deri dje, arti e muzika në Shkoder nuk kan pasë financime, … e nuk po du me i ditë arsyet e pa deklarueme, por të pakten, (meqë erdhi koha) me na e marrë noj opinion, … të pakten me na informue si Institucion UNISHK.
Besoj se e din që “ nuk kam ngelë per kend, per me marrë konfirmim per vlerësim artistik, prandaj nuk ka shans që të më tregojë kush se cilat janë vlerat konkrete si prurje rinovuese e cilat janë manovra … mjau mjau.
Markelian Kapidani
—
