Sheshi i Suvenireve u kthye mbrëmjen e së dielës në një hapësirë kulturore me hapjen zyrtare të edicionit të 24-të të Panairit të Librit “Ulqini 2025”.
Kjo ngjarje letrare, që tashmë është bërë tradicionale në qytetin bregdetar, mblodhi shumë vizitorë, dashamirës të librit dhe personalitete të botës politike e kulturore.
Edicionin e 24-t e përshëndeti Ministri për Pakicat, Fatmir Gjeka, i cili vlerësoi rëndësinë e këtij aktiviteti për pasurimin kulturor të komunitetit.
Kryetari i Komunës së Ulqinit, Genc Nimanbegu dhe organizatorja Irena Toçi u shprehën mbi ndikimin që ka ky panair në trevën shqiptare të Malit të Zi.
Panairi do të qëndrojë i hapur nga ora 18:00 deri në 24:00, në datat 27-31 korrik 2025.