Papa Leo XIV i ka dërguar një letër Volodymyr Zelenskyt për Ditën e Pavarësisë së Ukrainës

Papa Leo XIV i ka dërguar një letër Volodymyr Zelenskyt për Ditën e Pavarësisë së Ukrainës, ku i shkruan se lutet për popullin që po vuan për shkak të luftës dhe për ata që kanë humbur të afërmit.

“Me një zemër të plagosur nga dhuna që shkatërron tokën tuaj, ju drejtohem në këtë ditë të festës suaj kombëtare. Dua t’ju siguroj për lutjet e mia për popullin e Ukrainës që po vuan për shkak të luftës – veçanërisht për të gjithë ata që janë plagosur fizikisht, për ata që vajtojnë humbjen e një të dashuri dhe për ata që janë privuar nga shtëpitë e tyre”, u shpreh Papa.

Lajme te tjera

error: Content is protected !!