Universiteti i Shkodrës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me GIZ-in gjerman
Një marrëveshje e rëndësishme bashkëpunimi është firmosur sot, më 10 tetor 2025, ndërmjet Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, organizatë gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar.
Ceremonia e nënshkrimit u zhvillua në Tiranë, ku marrëveshja e mirëkuptimit (MoU) u firmos nga Dr. Sonja Kurz, Drejtore e GIZ Albania, dhe Dr. Irina Kausch, Menaxhere Programi (ProSEED 2.0), ndërsa në emër të Universitetit të Shkodrës nënshkroi Prof. Dr. Tonin Gjuraj, Rektor i institucionit.
Marrëveshja synon zhvillimin e projekteve të përbashkëta në fushat e arsimit, kërkimit shkencor dhe zhvillimit, nxitjen e shkëmbimeve akademike dhe forcimin e kapaciteteve institucionale, veçanërisht në fushën e diasporës, mësimit të gjuhës shqipe dhe promovimit të kulturës shqiptare si pjesë e diplomacisë ekonomike e kulturore.
Për zbatimin e marrëveshjes janë caktuar koordinatorët përkatës:
📘 Për GIZ: Elteva Vertopi (Menaxhere Programi, MEG Albania, GIZ) 📗 Për Universitetin e Shkodrës: Prof. asoc. Dr. Rezarta (Hoti) Draçini dhe Prof. asoc. Dr. Valbona Karakaçi.
Ky bashkëpunim përfaqëson një hap të rëndësishëm në procesin e ndërkombëtarizimit të Universitetit të Shkodrës dhe në zgjerimin e partneriteteve strategjike me institucione prestigjioze ndërkombëtare. 🌍🎓
#UNISHK #GIZ #BashkëpunimNdërkombëtar #Arsim #Zhvillim #PartneritetStrategjik #ShkodraAkademike


