Perfundon Moratoriumi, Gjuetia Hapet me 1 Tetor

Ligji i ri i gjuetisë do të miratohet në parlament në fund të shtatorit. Kryetari i shoqatës së gjuetarëve Shkodër, Zyhdi Mustafa, tha se për 10 vitet e mëparshme, gjatë moratoriumit, gjuetia ka degraduar totalisht, ndërsa për kriteret e reja nga ministria, bëri me dije se janë kundërshtuar disa pika. Gjuetarët nuk janë dakort as që zonat e gjuetisë të jepen me qera përmes ankandit, por të administrohen nga shoqata e gjuetarëve.

Ndërsa sekretari i shoqatës së gjuetarëve Shkodër, Xhabir Mehmeti, theksoi se moratoriumi ka bërë që të bie numri i anëtarëve, ndërsa ngriti alarmin se në Shkodër ka 5 mijë armë të pa regjistruara.

Kliko KETU per te na kontaktuar: WHATSAPP

Lajme te tjera

error: Content is protected !!