Përmbyllet  Seminari i Diasporës në Shkodër – Mësuesit shqiptarë ndajnë sfidat

Pas tre ditësh punimesh intensive, në qytetin e Shkodrës u përmbyll edicioni i 18-të i Seminarit Mbarëkombëtar për mësuesit e Gjuhës Shqipe dhe të kulturës shqiptare në diasporë dhe mërgatë.

 Në ditën e fundit u nxorën konkluzionet mbi mënyrat e përmirësimit të mëtejshëm të procesit mësimor dhe ruajtjes së identitetit gjuhësor jashtë atdheut.

Rreth 250 mësues shqiptarë nga vende të ndryshme të botës morën pjesë për herë të parë në këtë format në Shkodër, duke ndarë eksperiencat e tyre dhe sfidat me të cilat përballen çdo ditë në përpjekje për të mbajtur gjallë gjuhën dhe kulturën shqiptare.

Në këtë edicion u zhvilluan 9 punëtori tematike, të cilat sollën në vëmendje rolin e teknologjisë në ruajtjen e gjuhës, ndërthurjen e mësimdhënies me elementët e kulturës kombëtare dhe ndërtimin e metodave bashkëkohore të mësimdhënies në kushtet e emigracionit. Në përmbyllje, të gjithë mësuesit pjesëmarrës u pajisën me çertifikata vlerësimi.

Kliko KETU per te na kontaktuar: WHATSAPP

Lajme te tjera

error: Content is protected !!