Perplasjet ne Kuvend, reagojne socialistet e Shkodres: Turp.Opozita ka prekur fundin.Merrni vota jo dhunen…

Seanca e sotme parlamentare u shoqërua me debate të forta, tensione dhe përplasje, pas kërkesave të deputetëve të opozitës për arrestimin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, si dhe anulimin e procesit të votimit për Avokatin e Popullit, Endri Shabani.

Situata u përshkallëzua deri në përplasje fizike mes deputetëve demokratë dhe Gardës së Republikës, duke krijuar skena të pazakonta brenda sallës së Kuvendit.

Pas këtyre zhvillimeve kanë reaguar deputetë socialistë të qarkut Shkodër, si dhe zëvendësministrja Edona Bilali. Në një postim në rrjetet sociale, Bilali ironizoi sjelljen e opozitës, duke shkruar:


“Kur mendon që opozita ka prekur jo fundin, por ka arritur qendrën e tokës, deputetët Balliu dhe Noka kacavirren tek karriget e ministrave jo për t’i rrëzuar, por për t’u ulur vetë. Wow… ëndrrat janë prej 13 vitesh në sirtar dhe qartësisht nuk fshihen dot më.”

Ndërkohë, deputetja Marjana Koceku publikoi pamje video nga përplasjet në Kuvend, duke i shoqëruar ato vetëm me mbishkrimin “Game of Thrones”, në referencë ndaj serialit të njohur që trajton luftën për pushtet, intrigat politike dhe kaosin institucional.

Reagime pati edhe nga deputetja Xhenis Çela, e cila publikoi fotografi nga seanca plenare, duke shkruar shkurt: “Thjesht TURP!”

Nga ana tjetër, deputeti Onid Bejleri e cilësoi sjelljen e opozitës si të papranueshme, duke theksuar:

Cfare nuk moren dot me voten e shqiptareve duan ta marrin me dhune…

I turpshem sot akti i opozites per te bllokuar foltoren e parlamentit shqiptar.

Edhe pse fundi i 2025 vazhdojne me te njejtat metoda si te ishte para 30 vitesh

Home » Politike » Perplasjet ne Kuvend, reagojne socialistet e Shkodres: Turp.Opozita ka prekur fundin.Merrni vota jo dhunen…

Lajme te tjera

error: Content is protected !!