Policia blindon Puken,kontrolle ne shtepine e te arratisurit Altin Ndocit. Eksperti i bandes se Çopajve

Hetimet lidhur me arratisjen e Atlin Ndocit vijojnë ende. News24 mëson se janë zhvilluar kontrolle në shumë banesa, në Tiranë e Durrës.

Gjithashtu pjesë e kontrolleve ka qenë edhe një banesë e tij në vendlindje në Pukë. Sakaq mësohet se makina  e tij është parë për herë te fundit ne autostradën Durrës -Tiranë në territor te Tiranës dhe më pas eshtë zhdukur.

I riu me origjinë nga Puka dhe banim në Tiranë, është arrestuar nga SPAK në Tiranë 6 vite më parë gjatë operacionit “Plumbi i Artë” dhe akuzohet vrasje me pagesë.

Ai akuzohej për vrasjen e Andi Zylyfit dhe plagosjen e Ardit Uruçit, ngjarje ne të cilën e implikoi vrasësi me pagesë Nuredin Dumani që mban statusin e të penduarit të drejtësisë. Për të kryer këtë vrasje ai ishte rekrutuar nga Talo Çela, dikur mik e më pas armik me Nuredin Dumanin.

Pas përplasjes së dy miqve, Dumani veproi për llogari të Erion Alibej, kundërshtar me Çopjat, ndërsa Talo Çela për llogari të Franc e Hajdar Çopjas.

Nga hetimet e SPAK rezulton se Ndoci kishte vepruar si vrasës për llogari të organizatës Çopja. Altin Ndoci gjithashtu konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Home » Kronike » Policia blindon Puken,kontrolle ne shtepine e te arratisurit Altin Ndocit. Eksperti i bandes se Çopajve

Lajme te tjera

error: Content is protected !!