Policia e Pukës gjen portofolin e një shtetasi polak me dokumente dhe para brenda. Kerkohet turisti…

Gjatë patrullimeve rutinë në qytetin e Fushë Arrëzit, shërbimet e Policisë kanë gjetur një portofol të humbur, në të cilin ndodhej një shumë parash, karta bankare si dhe dokumente identifikimi që i përkasin një shtetasi me kombësi polake.

Sipas burimeve zyrtare, punonjësit e Policisë e kanë dorëzuar portofolin pranë Komisariatit të Policisë Pukë, në pritje të kontaktimit nga shtetasi në fjalë ose të ndihmës së qytetarëve për ta identifikuar.

Policia bën apel për bashkëpunim me publikun: kushdo që ka informacion mbi shtetasin polak ose kontakte me të, mund të njoftojë menjëherë Komisariatin e Pukës për të ndihmuar në kthimin e sendit personal.

Ngjarja vjen si shembull i ndershmërisë dhe angazhimit të forcave të rendit për t’u shërbyer qytetarëve dhe vizitorëve në vend.

Kliko KETU per te na kontaktuar: WHATSAPP

Lajme te tjera

error: Content is protected !!