Nga shtimi i efektiveve pranë shkollave, mbyllja e ambulantëve që shesin alkohol, e deri te vlerësimi i çdo situate, Policia ka përpiluar një plan të mirëfilltë për nisjen e vitit të ri shkollor. Drejtori i Rendit Publik tha se kontroll do të kenë edhe nxënësit që dyshohet se mund të mbajnë sende të jashtëligjshme.