Portugezi Ruben Saraiva përballet për herë të parë në gjykatë

Portugezi Ruben Saraiva i vënë nën akuzë për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në prill të vitit 2023 në Shëngjin, u përballë për herë të parë me një pjesë të dëshmitareve të thirrur nga prokuroria në procesin gjyqësor penal që po zhvillohet ndaj tij. Kamajeri i lokalit, banakieri dhe persona të tjerë kanë dëshmuar gjatë ditës së hënë në gjykatë, në një seance gjyqësore maratonë e cila zgjati për disa orë. Avokati i Saraivës, Kujtim Cakrani thotë se deklarimet e tyre nuk provojnë se i mbrojturi prej tij është autori i vrasjes së Biznesmenit Ardian Nikulaj, ndërsa dhe ai vetë vijon që të mbajë qëndrim mohues.

“Në këtë seancë janë thirrur disa dëshmitarë, jo të gjithë. Ne po i pyesim, jo të gjithë kanë dijeni për rrethanat e faktit. Kemi pyetur personat që kanë qenë aty kamarierin, banakierin e restorantit.Po vijojmë me pyetjen e dëshmoitarëvetë tjerë, ata japin rrethana krejt anësore, jo në shërbim të procesit.

Saraiva pretendon se nuk është ai autor i ngjarjes. Organi i procedurës po ngulon me pyetjet në sallë, por nuk ka dëshmitarët që mendon se ka në favorin e saj, se nuk i shërbejnë zbardhjes së ngjarjes. Autorin ata nuk e njohin sepse ka qenë i veshur nga koka të këmbët. Ruben Saraiva nuk është autori i kësaj ngjarje për të cilën deri tani dëshmitë nuk e provojnë diçka të tillë. Nga provat e prokurorisë nuk na rezulton se është ky autor i vrasjes”, deklaroi avokati Kujtim Cakrani.

Ruben Saraiva është i vetmi person i cili është marrë i pandehur dhe po përballet me gjykim të zakonshëm në gjykatë për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, pasi katër britanikët e tjerë dhe shqiptari Edmond Haxhia të akuzuar si bashkëpunëtor në këtë krim ende nuk janë ekstraduar nga Britania e Madhe. Ndaj Saraivës janë ngritur akuzat “Vrasja për gjakmarrje” dhe “prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve”. Ardian Nikulaj u ekzekutua në lokalin në pronësi të tij në Shëngjin, ndërsa nga hetimet e kryera dyshohet se krimi ka ndodhur për hakmarrje nga fisi Lekstakaj, ku përplasja ndër vite mes tyre ka prodhuar disa viktima.

Kliko KETU per te na kontaktuar: WHATSAPP

Lajme te tjera

error: Content is protected !!