Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor në Lezhë ka vijuar me procesin e dezinsektimit për të reduktuar praninë e mushkonjave në zona të banuara dhe turistike. Territori në ndërhyrje përfshin qytetin e Lezhës, zonën turistike të Shëngjinit dhe lagunën Kune-Vain dhe trajtimi mbulon 16.5 hektarë sipërfaqe ujore si kanale, pellgje, parqe dhe laguna, si edhe puseta dhe bodrume. Drejtori i Njësisë Vendore të Kujdesit Shendetësorë në Lezhë, Elson Frroku, tha se procesi do të vijojë deri në tetor…
NjVKSh apelon për bashkëpunim me subjektet private, të cilat duhet të jenë të pajisura me certifikatën DDD, për të garantuar një kontroll sa më të plotë të vatrave me rrezik.