Prefektja H.Duda dhe kryebashkiaku T.Marinaj inspektojne perroin e “Thate” ne Kamice, i cili bllokoi fshatrat…

Kryetari i Bashkisë Malësi e Madhe, Tonin Marinaj, së bashku me Prefekten e Qarkut Shkodër, Holta Duda, ka inspektuar nga afër gjendjen e përroit të thatë në Kamicë, ku strukturat bashkiake kanë ndërhyrë pa ndërprerje gjatë gjithë ditës.

Falë punës së mjeteve dhe ekipeve në terren, është bërë e mundur rikthimi i lëvizjes për automjetet dhe banorët e zonës, ndërsa situatat problematike të shkaktuara nga reshjet e ditëve të fundit janë tashmë të normalizuara.

Sipas kryebashkiakut Marinaj, ekipet e Bashkisë Malësi e Madhe vijojnë të jenë në terren për të analizuar dëmet e shkaktuara nga moti i keq, si dhe për të përmirësuar dhe përshtatur më tej ndërhyrjet mbrojtëse. Qëllimi është parandalimi i problematikave të ngjashme në të ardhmen dhe rritja e sigurisë për banorët e zonave të prekura.

Home » Aktualitet » Prefektja H.Duda dhe kryebashkiaku T.Marinaj inspektojne perroin e “Thate” ne Kamice, i cili bllokoi fshatrat…

Lajme te tjera

error: Content is protected !!