Kreu i shtetit theksoi se nuk është penduar për firmosjen e dekretit, ndërsa shtoi se respekton vendimin e gjykatës.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese erdhi pas ankimimit të bërë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili kërkoi që dekreti të shpallej i paligjshëm dhe procesi zgjedhor të pezullohej.
Gjykata ka caktuar datën 31 tetor për shqyrtimin e ankimimit që lidhet me shkarkimin nga detyra të Erion Veliajt.


