Presidenti Bajram Begaj përshëndet njohjen e Kosovës nga Siria: Mbështetje për paqen

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas lajmit se Republika Arabe e Sirisë ka njohur zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës.

Në një postim publik, Kreu i Shtetit e cilësoi këtë vendim si një hap të rëndësishëm në drejtim të forcimit të pozitës ndërkombëtare të Kosovës dhe konsolidimit të paqes në rajon.

“Republika Arabe e Sirisë njohu sot zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës. Me këtë vendim, Siria mbështeti shtetin e Kosovës dhe paqen e stabilitetin në Ballkan,” shkruan Begaj.

Lajme te tjera

error: Content is protected !!