‘Prit t’i çoj fjalën atij k*rvës që kërcënon…’/ Dalin përgjimet mes Ballukut e Berberit: I dashur Visi, zemer, marrëdhënia jonë…

Gazetari i Syri Tv, Fatjon Gjinaj siguron pjesë nga dosja e Tunelit të Llogarasë, ku SPAK po heton tenderin e kësaj vepre infrastrukturore, ndërsa e pandehur mes shumë zyrtarëve është marrë edhe numri dy i qeverisë, Belinda Balluku.

Në përgjimet nga bisedat mes Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe ish-kreut të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi, e cila është siguruar nga gazetari Gjinaj, dalin në pah nofkat, kërcënimet, anulimet dhe hapjen e tenderëve te mesazhet me dedikime ndaj njëri-tjetrit.

Përgjimet janë zbuluar nga bisedat telefonike të Belinda Ballukut dhe Evis Berberit, të dhëna këto që u nxorën nga aparati celular “Blackberry”, pasi iu sekuestruan ish kreut të ARRSH-së.


Bisedat e përgjuara:

26.01.2021

Belinda Balluku: “Nje pyetje.”
Evis Berberi: “Po.”
Belinda Balluku: “Kemi ndryshuar ne tek tuneli eksperiencën e objekteve të ngjashme Nga 5 vite ne 3???”
Evis Berberi: “Kerkoi Pëllumbi të jetë 3 nga 5 vitet e fundit.”
Belinda Balluku: “Po cne? Kush e bëri kërkesën e KPP?”
Evis Berberi: “Ne kpp cfarë kërkese është bërë te takimi që patëm në dt 31 dhjetor me Artën dhe Pellumbin… (shpjegon kërkesën)”
Belinda Balluku: “Ok.”


05.03.2021

Evis Berberi: “Me mori Gysi (Ergys Verdho) për t’u mbledhur nesër për të parë dokumentat e tunelit se po i kalon koha. Kemi ndonjë deadline dhe target?”
Belinda Balluku: “Mbidhu.”
Evis Berberi: “Ok.”
Belinda Balluku: “Por kalo pak ktej.”
Evis Berberi: “Ne zyrë je, të vij?”
Belinda Balluku: “Po.”
Evis Berberi: “Erdha.”


17.03.2021

Belinda Balluku: “Po tuneli? E mbyllet?”
Evis Berberi: “Jo, është rëndë. Flasim live mos shkruajmë.”
Belinda Balluku: “Ok… Gjoka punët e ngjashme i ka si nënkontraktor?”
Evis Berberi: “Po i vetes te Rruga e Arbrit. Po ja ka njohur MIE.”
Belinda Balluku: “Kur ia ka njohur? Dhe pse?”
Evis Berberi: “S’di. Është krijuar SPV për koncesionin… (shpjegon procedurën).”
Belinda Balluku: “Je larg?”
Evis Berberi: “Jo. Të vij?”
Belinda Balluku: “Hajde.”
Evis Berberi: “Erdha.”
Belinda Balluku: “Hajde se u çmenda. Viola është komplet pa memorie.”
Evis Berberi: “Erdhaa.”

Evis Berberi: “Me tha Arta ta takoj se kishte folur me ty.”
Belinda Balluku: “Nuk besoj që do shtoj gjë, po një sy tjetër nuk është keq…”
Evis Berberi: “Ok. Takova Arten, po s’e kuptova se i gjithë diskutimi ishte kur do e nxirrni vendimin.”
Belinda Balluku: “Mendoj ta anullojmë. Skualifikoji të gjithë.”
Evis Berberi: “Jam mëse dakord… Kur e do, sot apo nesër?”
Belinda Balluku: “Jo, kam atë ndjesinë time që nuk duhet.”
Evis Berberi: “E ke të frikshme ndjesinë. Kur e do?”
Belinda Balluku: “Më jep afatet nëse e shpallim nesër.”
Evis Berberi: “(Jep afatet për ankimimet dhe rishpalljen).”


18.03.2021

Belinda Balluku: “Po si i ke lajmëruar të tjerët për anulimin? Mbylleni sot me urgjencë.”
Evis Berberi: “E mbyllëm.”


23.05.2021

Belinda Balluku: “Kur do ta hapësh Llogaranë se plasa?”
Evis Berberi: “Kur të miratojë Reida formatin e DST të reja…”


28.05.2021

Belinda Balluku: “I dashur Visi, marrëdhënia jonë ka kaluar ups and downs shumë herë, por e rëndësishme është që unë ty të konsideroj një nga personat më të afërt… (mesazh i gjatë motivues për detyrën e re).”
Evis Berberi: “Faleminderit. Më ke vlerësuar gjithmonë më shumë sesa kam pasur mundësi ta kthej. Nuk do të zhgënjej.”


19.08.2021

Belinda Balluku: “Hajde në zyrë tek unë.”
Evis Berberi: “Erdha.”
Belinda Balluku: “(Përmend kompaninë turke INTEKAR YAPI dhe bashkimin e shoqërive për tenderin e tunelit të Llogarasë…)”


28.08.2021

Belinda Balluku: “E shpëton Erind situatën? Bën sens apo jo?”
Evis Berberi: “Sens bën, po mos na hidhen në fyt pala tjetër. Si fillim ta shtyjmë që t’i japim kohë vetes.”
Belinda Balluku: “Nesër në 8 tek unë, përballë me zyrën tënde.”


29.08.2021

Evis Berberi: “Mgjs te Toni u ula.”
Belinda Balluku: “Në darkë o zemër (qesh).”
Evis Berberi: “Hahahaahha.”
Belinda Balluku: “Unë jam në Vjenë. Po le Colin në shkollë. Kthehem në drekë.”
Evis Berberi: “Ok.”
Belinda Balluku: “Sorry se isha pak tek babi.”
Evis Berberi: “Pa problem.”


30.08.2021

Belinda Balluku: “Ke kë ke me vete?”
Evis Berberi: “Vetëm tre turqit.”
Belinda Balluku: “Ok.”


07.09.2021

Evis Berberi: “(Dërgon foto nga sistemi i prokurimeve me emrat e operatorëve ekonomikë.)”
Belinda Balluku: “Po oferta?”
Evis Berberi: “Kinezi 185 mln euro, Limak 18.6 mld lek, Albania Glob affaire 18 mld lek, Inter 17 mld lek, Albbuilding 15.8 mld lek.”
Belinda Balluku: “Qenkemi shkëlqyer me pak fjalë.”
Evis Berberi: “I pari me të dytin 10 milion euro diferencë, super fare.”
Belinda Balluku: “Sigurisht ka hyrë skandal poshtë, por nuk plotëson kushtet sigurisht.”
Evis Berberi: “Është afërsisht me të njëjtën ofertë.”
Belinda Balluku: “Si janë ndarë në % ASL me Intercar?”
Evis Berberi: “70 me 30.”
Belinda Balluku: “Kur mbyllet vlerësimi?”
Evis Berberi: “Po them ta lëmë mbi 10 ditë që të duket sikur po vlerësojmë. Nese duhet shpejt, e bëjmë.”
Belinda Balluku: “Ok, lëre 15 ditë po më jep datën e saktë.”
Evis Berberi: “Dt 22 bëhen 15 ditë.”
Belinda Balluku: “Ça të ndodh me afatet? Po ta mbyllim më 16?”
Evis Berberi: “Asgjë. E kemi më afër kontratën. Jemi ok me 16. 9 ditë vlerësim mjaftueshëm.”


01.10.2021

Evis Berberi: “Ok, për pak u nxjerr tunelin.”
Belinda Balluku: “Prit.”
Evis Berberi: “Për tunel ok?”
Belinda Balluku: “Po po, prit t’i çoj fjalën atij kurvës që kërcënon me sms.”
Evis Berberi: “Ok.”
Belinda Balluku (në 13:37): “Nxirre tunelin.”
Evis Berberi (në 16:06): “Tuneli u nxorr sapo.”


© SYRI.net

Lajme te tjera

error: Content is protected !!