Partia Socialiste ne Shkoder, ka zgjedhur dje dy drejtuesit e rinj te cilet vijne nga rradhet e FREESH dhe ata jane Marjan Ndershtiqaj dhe Kejsi Spahia. Prezantimi i tyre u be nga Sekretari i Pergjithshem Blendi Klosi dhe drejtuesi politik, Benet Beci.
Pas prezantimit te drejtuesve te rinj, Mirela Dodaj, ish kryetare e PS ne Shkoder ka shkruar nje status falenderimi ku mes rreshtave uron Ndershtiqajn dhe Spahine teksa thote se partia nuk eshte prone e askujt…
Ajo shkruan:
Diten e djeshme me pranine e Sekretarit te Pergjithshem te PS, Z. @blendi_klosi , u prezantuan Bashkekryetaret e rinj te PS Shkoder, @kejsi_spahija dhe @marjan_ndershtiqaj , te cileve ju uroj suksese ne kete rrugetim sfidues!
Per mua ka qene nje nder dhe privilegj te kisha besimin e bazes se Partise Socialiste te Shkodres dhe mbeshtetjen e Kryesise se PS ne detyren time si Kryetare e Partise Socialiste te Shkodres per me shume se 3 vite.
Çdo detyre e ka nje fillim dhe nje fund, prandaj jam krenare per rrugëtimin tim. Krenari e posaçme qe gjate drejtimit te partise u arrit edhe endrra e te gjitheve ne, fitorja e Bashkise se Shkodres, rezultat i punes dhe i bashkepunimit te vazhdueshem.
Puna dhe jeta e partise matet me bashkepunimin, degjimin dhe mbeshtetjen e bazes, socialisteve qe duhen perkrahur, burra, gra e te rinj qe prej vitesh japin kontributin e tyre. Partia nuk eshte prone e askujt por nje familje e madhe qe drejtohet nga @ediramaal , i cili ne Shkoder e kudo tjeter solli modelin e perbashkimit.
Kam vetem falenderime dhe mirenjohje per te gjithe, me gjithe zemer!



