Punime restauruese në Shtëpinë e Fëmijës Shkollor, bashkëpunim mes Keshillit te Qarkut dhe Bashkisë Shkodër

📍 Shkodër – Kryetari i Këshillit të Qarkut Shkodër, Edmond Ndou, ka inspektuar punimet që po zhvillohen për mirëmbajtjen e klasave në Shtëpinë e Fëmijës Shkollor, ndërhyrje e realizuar në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër.

Gjatë vizitës, Ndou ishte i shoqëruar nga Drejtoresha e Përgjithshme e Shërbimit Social, Edita Shoshi, dhe drejtoresha e institucionit, Vinifreda Gazulli. Ata diskutuan jo vetëm mbi ecurinë e punimeve, por edhe mbi nevojat e tjera që ky institucion kërkon për t’u përmirësuar në të ardhmen.

“Këta fëmijë meritojnë kushte sa më të mira për t’u rritur e zhvilluar. Vëmendja dhe mbështetja jonë do të jetë gjithmonë maksimale,” u shpreh kryetari i qarkut Edmond Ndou.

👉 Ndërhyrja vjen në kuadër të angazhimit për të krijuar një mjedis më funksional dhe dinjitoz për fëmijët që ndjekin këtë institucion edukativ e social.

Lajme te tjera

error: Content is protected !!