Punimet për segmentin rrugor të hyrjes së Shkodrës nga Harku i Bërdicës tek Ura e Bahçallëkut, por ecin me ritme të larta.
Për transformimin tërësisht të këtij aksi, makineri të tonazhit të rëndë, fadroma dhe mjete të tjera pune po punojnë aktualisht për zgjerimin e rrugës.
Pas mbylljes së kësaj faze, do të nisë puna për ndërtimin e trotuareve, ndërtimin e një ure të dytë mbi Drin paralel me urën ekzistuese të Bahçallëkut dhe përmirësimin e nyjeve te Harku i Bërdicës dhe tek Ura e re e Bunës.
Punimet pritet të kenë një ndikim të madh në zbutjen e trafikut e radhëve të gjata sidomos gjatë sezonit veror.
Ky investim do të japë një kontribut të rëndësishëm për zgjidhjen e trafikut ne hyrje e dalje të Shkodrës gjatë sezonit veror, lidhjen me të shpejtë me Tiranën, Velipojën, Shirokën, Muriqanin dhe Ulqinin.