Që në muajin qershor, në tregun e bagëtive nuk lejohet hyrja e dhive dhe deleve, për shkak të rrezikut të sëmundjes së murtajës. Fermerët në tregun e Fushës së Shtojit thonë se ka kaluar një kohë e gjatë me këtë masë bllokuese, ndaj shërbimi veterinar duhet ta marrë në konsideratë heqjen e kufizimeve për të imtat, pasi prej kohësh nuk ka pasur shenja të sëmundjes së murtajës.