Qeveria Rama ka premtuan dëmshpërblim për të gjithë personat e prekur nga zjarret dhe shtëpi të reja

Qeveria Rama ka premtuan dëmshpërblim për të gjithë personat e prekur nga zjarret dhe shtëpi të reja, për banorët që kanë mbetur pa to, ministri i mbrojtjes, Pirro Vengu ka dhënë detaje të mëtejshme sesi do të realizohet kjo gjë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai shkruan se në çdo bashki do të ngrihet Grupi i Konstatimit me urdhër të kryetarit që do të verifikojë dëmet dhe do të plotësojë formularët me kostot financiare.

Më pas do të përgatiten lista për subjektet e dëmtuar dhe dokumentacionin përkatës dhe pas vlerësimit financiar çdo bashki përcaktohen koston e kompensimit, i cili kryhet nga fondet e bashkisë së prekur, përmes fondit për mbrojtjen civile.

Postimi i plotë

Vlerësimi dhe kompensimi i dëmeve të shkaktuara nga zjarre do të realizohet në çdo bashki të prekur, sipas një procedure të veçantë, e cila nis me evidentimin e tyre nga Grupi i Konstatimit për inventarizimin e dëmeve, i ngritur me urdhër të kryetarit të Bashkisë.

Ky grup realizon inventarizimin e dëmeve në banesa infrastrukturë, biznese, kultura bujqësore, mjete mekanike, objekte social-kulturore dhe plotëson formularët me kostot financiare.

Më pas, bashkitë përgatisin listat për subjektet e dëmtuara dhe dokumentacionin përkatës dhe pas vlerësimit financiar çdo bashki përcaktohen koston e kompensimit, i cili kryhet nga fondet e bashkisë së prekur, përmes fondit për mbrojtjen civile.

Kliko KETU per te na kontaktuar: WHATSAPP

Lajme te tjera

error: Content is protected !!