Qeveria ka vendosur bonusin e fundvitit për pensionistët: 10 mijë lekë të rinj për ata me pension mbi 20 mijë lekë dhe 15 mijë lekë për ata me pension më të ulët. Vendimi u bë publik pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave dhe pritet të përfitojnë të gjithë pensionistët në vend. Sipas qeverisë, ky është një mbështetje shtesë për përballimin e kostove të jetesës gjatë periudhës së festave të fundvitit. Pagesat do të kryhen përmes ISSH-së dhe pritet të nisin në javët e para të dhjetorit.


