Qeveria shqiptare do të rihapë garën për segmentin e autostradës Milot–Balldren. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka bërë me dije në Agjencinë e Prokurimit Publik detajet e kontratës, që parashikon ndërtimin e 14 kilometrave rrugë, në vlerën e 365 milionë eurove. Koncesioni i rrugës do të jetë me afat 35-vjeçar.