Rama emëron 3 zv.ministre të reja! Rikthehet ne qeveri Edona Bilali

Qeveria shqiptare ka bërë emërime të rëndësishme këtë të enjte në ekzekutiv.Tre zonja janë emëruar zëvendësministre. Kështu, Eugena Tomini është emëruar zëvendësministre e Shëndetësisë.Ndërsa, Edona Bilali është emëruar zëvendës ministre tek Infrastruktura.‘Lëvizja’ më surprizë ka qenë ajo e Silva Cakës, e cila nga këshilltare e Partisë së Lirisë, është emëruar zëvendësministre e Brendshme.

Edona Bilali, ish-deputete e Partisë Socialiste dhe ish-Ministre e Shtetit për Sipërmarrjen, është emëruar Zëvendësministre e Infrastrukturës dhe Energjisë. Vendimi u mor sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Bilali i bashkohet qeverisë pas zgjedhjeve të 11 Majit, ku u rendit kandidatja më e votuar në qark dhe ndër gratë socialiste më të votuara në vend. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë është një nga institucionet që menaxhon pjesën më të madhe të buxhetit shtetëror.

Përveç përvojës politike, Bilali ka edhe një karrierë profesionale në fushën e projekteve zhvillimore. Së fundmi, ajo përfundoi doktoraturën në Austri, duke arritur rezultate të larta akademike.

Lajme te tjera

error: Content is protected !!