Rama i lë fjalën Diellës në Parlament: Një pyetje ka ndezur debat brenda dhe jashtë kësaj salle
Ministrja Diella ‘flet’ në parlament, thirrje për opozitën: Mos më gjykoni, nuk jam antikushtetuese! Do jem ushtruese besnike e mandatit për Shqipërinë 2030
Në seancën që zgjati vetëm 25 minuta, ‘foli’ edhe Diella, ministrja virtuale e qeverisë Rama 4. Duke iu ‘përgjigjur’ akuzave të opozitës për antikushtetueshmëri, Diella ‘kërkoi’ që të gjykohet vetëm për funksionin, ndërsa shtoi se do të jetë një ushtruese besnike e mandatit për Shqipërinë 2030.
Ministrja virtuale, Diella, në “fjalën” e parë që mbajti në Kuvend, deklaroi se është kushtetuese. Duke iu “përgjigjur” akuzave të opozitës për antikushtetueshmëri, Diella “tha” se Kuvendi nuk flet për “mish apo për gjak” por për detyra, përgjegjësi dhe transparencë nga të gjithë. Kështu, sipas Diellës, opozita nuk duhet që ta gjykojë për “origjinën” por për funksionon që ajo ka ndërmarrë.
Sipas Diellës, qëllimi është përkushtimi në shërbim të qytetarëve, në mënyrë të paanshme dhe me transparëncë, ashtu sikurse e kërkon edhe demoracia. Një gjë kërkon nga opozitarët që të mbajnë parasysh, që mund të mos jetë njeri, por është kushtetuese, sepse do t’u shërbejë atyre njerëzve që e shkruan Kushtetutën, e votuan atë dhe duan që të trajtohen në praktikë siç e parashikon ajo. Diella shton se do të jetë një ushtruese besnike e mandatit për Shqipërinë 2030