Regjistrimet në shkollat profesionale / Laçej: Interesi i lartë

Shkollat profesionale po bëhen gati për të mirëpritur nxënësit për vitin e ri shkollor, ndërsa interesi nga të rinjtë që kërkojnë të ndjekin arsimin profesional është i lartë.

Drejtori i shkollës së Mesme Industriale “Arben Broci”, Zamir Laçej,  thotë se numri i regjistrimeve momentalisht është në 40%, por pritet të rritet , pasi regjistrimet janë të hapura deri në fund të shtatorit.

Kjo shkollë ofron disa drejtime si, Shërbimet e Mjeteve të Transportit, Mekanikë, Elektroteknikë, Termohidraulikë dhe Teknologji Informacioni dhe Komunikimi.

Procesi i regjistrimeve vijon të jetë i hapur dhe pritet që deri në fund të afateve zyrtare, numri i nxënësve të regjistruar të tejkalojë atë të një viti më parë.

“Arben Broci” është një ndër shkollat më të njohura profesionale në veri të vendit, dhe njihet për bashkëpunimet me biznese lokale dhe mundësitë që u ofron nxënësve për praktikë dhe punësim pas përfundimit të studimeve.

Kliko KETU per te na kontaktuar: WHATSAPP

Lajme te tjera

error: Content is protected !!