Reuters dhe CNN “zbresin” në Koman për Marjana Koçekun:”Pak ore para parlamentit, po mjel dhite…”

Pak orë përpara se të ulet në sallën e Parlamentit, Marjana Koçeku është kthyer në protagonisten e një reportazhi të Reuters, gjigantit botëror të lajmeve. 24-vjeçarja nga Komanit i Shkodrës u fotografua në oborrin e shtëpisë prej guri, e kthyer tashmë në bujtinë agroturizmi, aty ku për vite me radhë ka mjelë dhitë dhe ka pjekur bukë për vizitorët.

Në buzë të liqenit te Komanit, që gjarpëron mes maleve veriore, Reuters gjeti kontrastin e rrallë: një vajzë e thjeshtë nga një zonë e largët, e cila po shkon drejt një rruge krejt tjetër, politikës, ditet e saj te fundit po i kalon serish aty ku u rrit, mes maleve, duke mjele dhite e duke i sherbyer turisteve. Nga qetësia e Komanit në zhurmën e Tiranës, nga aroma e bukës së sapopjekur te emocionet e seancave parlamentare, Koçeku sjell me vete në kryeqytet një histori që flet për rrënjë, mund dhe shpresë.

Marjana Koçeku hyn në Parlament si një nga figurat e reja, ndërsa Shqipëria dhe bota e shohin tashmë me sytë e Reuters: një vajzë që bart në supe jo vetëm emrin e një zone, por edhe ëndrrën për të ndryshuar atë.

“Vajza që vjen nga malet e thella të Dukagjinit po hyn në Parlament si përfaqësuese e Veriut,” nënvizohet në fillim të reportazhit që CNN i ka kushtuar deputetes së re, Marijana Koceku.

Një rrugëtim nga liqeni i Komanit

E rritur pranë Liqenit të Komanit, Koceku fillimisht udhëhoqi turistët dhe kujdesej për dhentë e dhite, përpara se familja e saj të hapte një guesthouse rustic, një oaz “off-grid”.

Fytyra e turizmit bazë dhe aktiviste ambientaliste

Në një kohë kur Shqipëria priti 11.7 milion vizitorë në vitin 2024, ajo u bë fytyra e turizmit bazë, ndërkohë që ngriti zërin për ndotjen nga plastika dhe për infrastrukturën e dobët në veri të vendit.

Debutim në politikën kombëtare

E përzgjedhur personalisht nga Kryeministri Edi Rama, Koceku do të përfaqësojë rajonin e Shkodrës në Parlament, duke sjellë në fokus çështjet lokale dhe ambientaliste.

Rrugëtimi nga Komani në Parlament

Reportazhi i CNN vë në pah rrugëtimin e saj nga Liqeni i Komanit drejt politikës kombëtare, pas interesit të ngjashëm që i kishte kushtuar edhe Reuters.

Lajme te tjera

error: Content is protected !!