Rikuperimi i Argjinaturës së Lagunës së Vainit Pas Dëmtimit nga Rritja e Nivelit të Ujit

Në argjinaturën e lagunës së Vainit në Lezhë, e cila u dëmtua mbrëmë si pasojë e rritjes së nivelit të ujit, vijon intensivisht puna për rikuperimin e saj.

Dhjetëra kamionë dhe mjete të rënda janë angazhuar në zonë për të mundësuar mbylljen e çarjes dhe për të ndalur përhapjen e ujërave drejt fshatrave të njësive administrative Shënkoll dhe Zejmen.

Puna në terren po has vështirësi për shkak të infrastrukturës, pasi rruga që të çon drejt argjinaturës ndodhet brenda zonës së mbrojtur të kënetës, gjë që pengon lëvizjen e shpejtë të mjeteve të rënda.

Home » Rrethet » Rikuperimi i Argjinaturës së Lagunës së Vainit Pas Dëmtimit nga Rritja e Nivelit të Ujit

Lajme te tjera

error: Content is protected !!